Behrami “mbahet”, gati rikthimi te Sion…

Valon Behrami është gati për aventurën e re sportive. Sipas informacioneve të fundit, 34-vjeçari nga Mitrovica, është një hap larg Sionit të Zvicrës.

Brenda pak ditësh, mesfushori i lindur në Kosovë, por i kombësisë helvete, pritet të arrijë pikërisht atje ku nisi karierrën si futbollist.

Marrëveshja e arritur mes klubit të Sion dhe Udinezes, për transferimin përfundimtar, parashikon një kontratë dy vjeçare.

Valon Behrami, përpos skuadrave të Napolit, Lacios, Fiorentinës, Xhenovas dhe së fundi të Udinezes, ka luajtur edhe me Uest Hem e Uatford në Angli.

Me kombëtaren e Zvicrës, tashmë i tërhequr, numëron 83 ndeshje, duke shënuar 3 gola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!