Spanjë U-21, Kampione e Europës…

  ● Kampionati Europian U-21 u zhvillua në Itali: Në finalen e luajtur në Udine, Spanja mundi Gjermaninë përmes spektaklit.

Spanjë-Gjermani 2-1   (Ruiz 7′, Olmo69′ /Amiri  88′)

Europiani U-21 që u zhvillua në Itali i shkoi Spanjës. “Furitë e kuqe” të moshave, e nisën në mënyrën më të mirë të mundur finalen me Gjermaninë, duke kaluar në avantazh që në të 7-tën, teksa Fabian Ruiz i Napolit, galopoi shumë metra mes “pancerave” të vegjël dhe me të majtën nga rreth 20 m, mundi porterin Nubel.

Edhe pas supergolit të Ruiz, Spanja mban ritmin duke e vënë shpesh në vështirësi formacionin e Stefan Kuntz. Gjermania U-21, nën vështrimin e trajnerit të skuadrës A, Joakim Lëv, e ka të vështirë të reagojë dhe rastet e tyre në pjesën e parë janë me pikatore.

 Në të dytën, shihet vendosmëri gjermane, duke befasuar jo pak Spanjën për gati 15 minuta.

Gjithsesi, ajo që godet sërish, është Spanja që me Olmon, ndër më të mirët në fushë, dyfishon shifrat. Nga ky moment është skuadra e re kampione e Europës, që luan bukur dhe rrezikon sërish, duke goditur shtyllën me Soler.

Gjithsesi, edhe në kahun tjetër ka një yll. Amari, ngushton diferëncën në të 88, por Spanja qëndron dhe pas tri minutave shtesë, kurorëzohet si fituesja e 22-të e Kampionatit Europian deri në 21 vjeç.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!