Kundërshtarët e klubeve shqiptare në terren…

 Karabaku do të luajë nesër miqësoren e radhës. Ish ekipi i Ansi Agollit, përpara se të luajë me Partizanin, ka në plan të testohet me një ekip me koeficent të lartë vështirësie siç është Viktoria Plzen e kampionatit çek.

 Ndërkaq, kundërshtari i Laçit, pas dy miqësoreve polake me Legia Gdansk dhe Olimpiakos, ka parashikuar edhe një të tretë, përpara se të udhëtojë drejt Rinasit për zyrtaren me bardhezinjtë. Pasnesër, Ber Sheva do të ndeshet me ekipin tjetër polak Pogon Szeçin.

Edhe ekipi rival i Kukësit, Debrecen, ka në axhendë një tjetër miqësore. Hungarezët do të luajnë në datën 6-të, miqësoren e dytë ndërsa këtë herë, do përballen me Zemplin të Sllovakisë.

 Për kundërshtarin e Teutës nuk ka ndalesë. Ventspils, duke qënë në aktivitet zyrtar në kampionatin letonez, do luajë sipas kalendarit, ndërsa në datën 6-të, do presë në shtëpi FS METTA të Rigës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!