Kukësi dhe Laçi ndahen miqësisht, 1-1!

Miqësore: Kukësi-Laçi (Rroca 55′ / Berisha 14′)

Në barazim 1-1 ka përfunduar edhe miqësorja midis Kukësit dhe Laçit, takim ky i zhvilluar në stadiumin “Gjorgji Kyçyku” të Pogradecit. Berisha për laçianët dhe Rroca për kuksianët ishin autorë të golave.

Pas ndeshjes në stadiumin “Sopoti” të Librazhdit, ku kurbinasit fituan 2-0, kjo ishte miqësorja e dytë midis këtyre dy ekipeve, të cilat po përgatiten për konkurrimin e tyre në Europa League. Si kundër dihet, kuksianët do të ndeshen me hungarezët e Debrecenit, ndërsa laçianët do të përballen me izraelitët e Hapoel Ber Shevës.

Edhe pse të pjesën e dytë të miqësores nuk pati gola të tjerë, trajnerët respektivë Starova dhe Gjoka, u kujdesën mjaft për zgjedhjet taktike dhe realizimin e detyrave të ngarkuar skuadrave të tyre.

Mjaft i ashpër ishte Starova me të tijtë, të cilët shpërdoruan mjaft raste të pastërta shënimi, ndërkohë që Gjoka nuk i anashkaloi gabimet e mbrojtjes së tij. Takimi nisi këto përbërje, ndërkohë me kalimin e kohës, trajnerët e të dy skuadrave, provuan edhe lojtarë të tjerë.

Kukësi: Frashëri, Kitanovksi, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Ethemi, Musolli, Limaj, Rama, Rroca, Shkurtaj. Trajner: Ernest Gjoka.

Laçi: Selmani, Ignjatoviç, Gjoni, Domgjoni, Deliu, Lushkja, Jonuzi, Turkaj, Berisha, Xhixha, Nuabueze. Trajner: Sulejman Starova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!