Laçi-Kukësi në testin e radhës, në fushë edhe Debrecen e Ber Sheva…

Laçi dhe Kukësi në miqësorën e dytë sot në Pogradec. Pas testit të parë të tyre në Librazhd, fituar nga bardhezinjtë 2-0 (Turkaj, Deliu), sot e radhës në orën 17:30 në stadiumin e qytetit të Pogradecit, “Gjorgji Kyçyku” .

Edhe pse palët patën dilema për vëndin e testit numër 2, ndërsa Kukësi kërkonte fushën e Ohrit, këmbëngulja kurbinase për Pogradecin, bëri që ajo të niset si pritëse, duke marrë përsipër të paguajë shpenzimet paraprake.

Sakaq, po sot do të testohen edhe dy skuadrat kundërshtare të Laçit dhe Kukësit për Europa League. Hapoel Ber Sheva, kundërshtari i bardhezinjve prej ditësh në Poloni, përballet (ora 18:00) me Olimpiakos të Pireut.

Ndërkohë, Debreceni, rivali hungarez i verilindorëve, do të zbresë në fushë në orën 19:00 ndaj Diosgyori, që u rendit i dhjeti në kampionatin hungarez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!