Prishtina turpërohet në Gjibraltar…

Europa League, turi paraeliminator: St Joseph’s-Prishtina 2-0 (Villar 75’, Juanfri 80’)

Nënkampionët e Kosovës, skuadra e Prishtines është eliminuar në mënyrën më të keqe të mundshme nga St Joseph’s e Gjibraltarit, në turin paraeliminator të Europa League.

Pas barazimit 1-1 në “Fadil Vokrri”, skuadra e Prishtinës është mundur 2-0 në stadiumin “Victoria Stadium” të mini-shtetit të Gjibraltarit.

Pas 45 minutave të para 0-0, në fraksionin e dytë, në minutën e 48-të, dy qendërmbrojtësit e Prishtinës, Leotrim Bekteshi dhe Armend Dallku ndëshkohen me kartona të kuq dhe e lene skuadrën me 9 lojtarë në fushë.

Vendasit, në të 75-tën me Villar dhe në 80-tën me Juanfri, përfitojnë nga rasti dhe shënojnë dy here në portën e Bekajt, duke fiksuar fitoren 2-0 dhe eliminimin e turpshëm të Prishtinës, përballë një skuadra amatore si St Joseph’s e Gjibraltarit, që kalon në turin e pare të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!