“Çmenduri”, Bufon drejt Juves…

Një gjë të tillë e ka pohuar në një mënyrë, gazetari Tankredi Palmeri, i cili duke folur nga Brazili, si i dërguar i ‘TMW’ për të pasqyruar Kupën e Amerikës, ka deklaruar se Bufon kërkon një ndër 8-10 ekipet që tentojnë Champions League.

Ide e çmendur për një rikthim të Bufon te Juventus. 41-vjeçari, duket se do pranojë të jetë për një edicion si zevendsuesi i Sheznit te bardhezinjtë.

Bufon kthehet te Juve si portier me numër 12, por antagonizmi i tij për të vijuar,është për t’u admiruar

Për një rikthim të mundshëm te Juventus ka folur edhe vetë padroni i bardhezinjve, Andrea Anjeli. “Xhixhi, nëse vërtetë tundohesh të bësh të dytin e madh, në këtë pikë eja e bëje te ne”.

Në fakt vëndi i të dytit, duket i lirë te kampionët e Italisë, teksa Perin shihet rrugës për te Roma. Me Ronaldon dhe De Ligt shumë pranë Juves, endrra e Bufon, për një titull Championsi është evidente.

Një vit më parë, Anjeli gati në lot gjatë ceremonisë së lamtumirës së Bufon, pati deklaruar: “Për kampionin e madh, dyert e Juventusit, janë gjithnjë të hapura”. Xhixhi, nuk e ka harruar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!