Teuta “gabon” në miqësoren e dytë bullgare

Miqësore: Botev Vratsa-Teuta 2-1 (Valçev, Masedo / Progni (p.)

Pas tri ditësh, skuadra e Teutës ka zhvilluar ndeshjen e dytë miqësore në tokën bullgare. Sot “djemtë e detit”, të drejtuar nga trajneri Bledi Shkëmbi janë mundur 2-1 nga ekipi Botev i Vratsas, që bën pjesë në ligën e parë të futbollit të këtij vendi.

Bullgarët kanë shënuar të parët që në të 10-tën, ndërkohë që futbollistët e Teutës kanë reaguar dhe kanë arritur ta mbyllin pjesën e pare në barazim 1-1. Autor i golit për durrsakët ka qenë Progni, i cili nga pika e penalltisë nuk ka gabuar.

Në fraksionin e dytë të takimit, bullgarët e Botevit kanë shënuar përsëri me anë të Masedos, i cili fiksoi edhe shifrat 2-1 në përfundim të miqësores.

Tri ditë më parë, të premten e 21 qershorit, durrsakët e Teutës zhvilluan miqësoren e pare të tyre në token bullgare. Ata përballë me skuadrën Kariana, ndeshje të cilën e fituan me rezultatin 1-0, pas golit të Tomislav Bushiçit.

Teuta do të qëndrojnë edhe disa ditë në Brasko të Bullgarisë, ku ështe akomoduar për të kryer një minifazë përgatitore për ndeshjet e Europa League, ku siç dihet durrsakët do të përballen me letonezët e Ventspils.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!