Maroku feston në të 89-tën, Namibia KO…

Kupa e Afrikës, Gr. D: Marok-Namibi 1-0 (Keimuine 89’(a)

“In extremis” Maroku siguron fitoren e parë në aventurën e tij “Copa Africa”, event që po zhvillohet në Egjipt. Ata mundën të fitojnë 1-0, në sajë të një autogoli të shkaktuar në minutën e 89-të të takimit nga mbrojtësi Keimuine, i cili në tentativë për të larguar një top me kokë, gabimisht e dërgoi topin në rrjetën e portës së tij.

Maroku siguroi kështu 3 pikët e para në një grup, ku bën pjesë edhe Afrika e Jugut dhe Bregu i Fildishtë. Gjithsesi, duhet thenë se marokenët e kontrolluan lojën dhe mund të kishin kaluar në epërsi me anë të Dirar, në fraksionin e parë dhe me yllin e Ajaksit, Hakim Zijec në të dytën, që shpërdoruan raste të pastëra shënimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!