Tanzania, “formalitet” për Senegalin…

Kupa e Afrikës, Gr. C: Senegal-Tanzani 2-0 (K.Balde 28’, Diatta 64’)

Senegali filloi fushatën e “Copa Africa” me një fitore rutinë ndaj Tanzanisë në Kajro. Keita Balde në minutën e 28-të shënoi në fillim, ndërkohë që Krepin Diatta në të 64-tën fiksoi fitoren 2-0 të Senegalit, në një ndeshje e cila u dominua nga “Luanët”.

Senegali ka renditjen më të lartë në renditjen botërore të FIFA-s ndër vendet afrikane, e 22-ta, por asnjëherë nuk e ka fituar turneun.

Tanzania merr pjesë në këtë event 39 vjet pas debutimit në vitin 1980. Në lojën e tyre u dallua portieri 23-vjeçar Aisha Manula, që me ndërhyrjet e tij nuk lejoi që humbja te ishte më e thellë.

Senegali duhet të kishte shënuar shumë më tepër sesa rezultati 2-0. Ky ekip ishte i balancuar mire, ndërkohë që Tanzania i bëri që ata të dukeshin të shkëlqyer. Gjithsesi do të ketë prova shumë më të ashpra për Senegalin. Tanzania u përpoq të jetë fizike, por pa mundur të frenojnë senegalezët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!