Mahrez tërheq Algjerinë drejt fitores…

Kupa e Afrikës: Algjeri- Kenia 2-0 (Bunedah 34′, Mahrez 43′ )

Algjeria në takimin e parë të saj në Kupën e Afrikës, tregoi se mbetet  kandidate dinjitoze e kompeticionit që po zhvillohet në Egjipt, pasi  ndaj Kenias, nuk e pati të vështirë të fitojë tri pikë.

E vëndosur në grupin C, skuadra e eksperiencës së madhe, shënoi dy gola në fraksionin e parë të ndeshjes duke dhënë qetësi vetes për atë që do servirej në pjesën e dytë.

Bagdad Bunedah, gjeti golin e parë në të 34-ën, teksa Riad Mahrez, lojtari kampion me Lesterin dhe Mançester Sitin në Premier Ligë, dyfishoi dy minuta nga fundi i  kësaj pjese. Në të dytën edhe pse loja pati ritëm, golat nuk u panë asgjëkundi.

 Pas takimeve të para në grupin C, kryesojnë ekipet favorite Senegali dhe Algjeria me nga tri pikë. (video)

https://www.youtube.com/watch?v=E60eZVqbf0U

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!