Hamilton i pakapshëm, edhe GP të Francës!

Vrapimi i pandalshëm i Ljuis Hamiltonit vazhdoi edhe të dielën, pasi kampioni i botës mori një fitore të madhe në “Çmimin e Madh” të Francës 2019, triumfi i tij i gjashtë në tetë gara në këtë sezon.

Piloti i Mercedesit, pasi triumfoi të shtunën në “pole”, gjithçka e konvertoi me lehtësi gjatë garës në cirkiuitin e “Pol Rikard”, duke kaluar finishin i pari dhe lënë me 18 sekonda pas, shokun e skuadrës së tij Valteri Botas.

Me përfundimin e gares së 200-të, Hamilton kryesimit të tij i shtoi edhe 36 pikë të tjera. Kjo ishte fitorja e 8-të e Mercedesit 2019, duke vendosur rekordin e tyre të pamposhtur si skuderi.

Çarls Leklerk përfundoi i treti në podium, pas një garë të vetmuar, megjithëse në dy xhirot e fundit, ai i krijoi Botasit një lloj frike. Sebastian Fetel mundi të rikuperojë vetëm dy pozicione, duke kaluar finishin i 5-ti, por gjermani i Ferrarit arriti të sigurojë xhiron më të shpejtë dhe të përfitojë pikën e bonusit.

Maks Verstapen përfundoi në vendin e katërt, ndërsa Karlos Sainz përfundoi një vend të 6-të mbresëlënës. Më pas u renditën Daniel Riçardo, Kimi Raikonen, Niko Hulkenberg dhe Lando Norris mbylli 10-shen e pilotëve që fituan pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!