GP Francë, Hamilton fiton “pole-position”

Nesër, në orën 15:10, pasi të ndizen dhe të mbyllen semaforët, Ljuis Hamilton do të niset i pari në pistën “Pol Riçard”, ku do të zhvillohen garat për GP të Francës, e teta në kalendarin e botërorit të Formula 1.

Piloti britanik i Mercedesit, në pasditen e sotme, ia doli të triumfonte në garat për “pole-position”. Hamilton e përshkoi cirkuitin me kohën 1:28.319 sekonda, duke lënë pas shokun e tij të skuderisë, finlandezin Valteri Botas me plus 0.286 të sekondës.

Në vend të tretë do të statojë ferraristi i ri Çarls Leklerk, që krah të tij në linjën e dytë, do të ketë Maks Verstapen të Red Bullit. Pas tyre do të nisen dy makinat MekLaren me Noris dhe Sainz, që do të ndiqen nga Fetel i Ferrarit dhe Riçardo i Renault. 10-shja do të mbyllet me Gasli të Red Bullit dhe te riun Xhovinaci te Alfa Romeos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!