Refuzohet apeli i Ferrarit, Hamilton-fitues…

Komisarët e F1 të mbledhur në Francë, i kanë konsideruar të pamjaftueshme provat e paraqitura nga skuderia Ferrari për të ankimuar dënimin e Fetel në GP të Kanadasë.

Asgjë nuk ka ndryshuar për Ferrarin. Komisarët e Formula 1 të mbledhur në cirkuitin “Paul Ricard” për GP të Francës që do të zhvillohet të dielën, dolën në vendimin se provat e paraqitura nga ekipi i Maranelos, nuk ishin të mjaftueshme në lidhje me aksidentin Fetel-Hamilton në GP të Kanadasë dhe vendosën të mos e rihapin çështjen.

Pra, fitorja i mbetet pilotit të Mercedesit, britanikut Ljuis Hamilton, i cili edhe pse e kaloi finishin pas Sebastian Fetel, u shpall fitues i GP të Kanadasë, pas dënimit me 5 sekonda të pilotit gjerman të Ferrarit.

Komisionerët, të njëjtë si në Montreal, kanë komunikuar se “Nuk ka elemente të rinj të rëndësishëm dhe relevante që nuk ishin në dispozicion të gjyaqtarëve në kohën e episodit në fjalë”, duke sanksionuar kështu papranueshmërinë e apelit për rishikim të incidentit Fetel-Hamilton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!