F2002 e Mikael Shumaker, në ankand…

Makina e Ferrari, që është përdorur nga Mikael Shumaker në botërorin e vitit 2002 në Formula 1, bëhet e ditur se do të dalë në ankand nga “RM Sothebey” në Abu Dabi, më 30 nëntor të këtij viti.

Me këtë makinë, piloti i legjendar gjerman, ka fituar titullin e kampionit të botës, duke triumfuar në Çmimin e Madh të Australisë, Brazilit, San Marinos, Spanjës, Austrisë, Kanadasë, Britanisë së Madhe, Francës, Belgjikës dhe Japonisë.

Makina F2002, në sajë të 10 cilindrave V 3000, me motor me 823 kuaj fuqi dhe 17.800 xhiro në minut, konsiderohet Ferrari me “tingullin” më interesant në botën e makinave.

Sipas vlerësimeve paraprake, F2002 do të dalë në ankand me çmimin nga 5.5 deri në 7.5 milionë dollarë. Por ndoshta makina në fjalë do të vlerësohet me një çmim edhe më të lartë, duke pasur parasysh se kohët e fundit, një GP F2001 u shit nga “Sotheby’s” në vlerën e 7.5 milionë dollarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!