Teuta marshon, fazë në tokën bullgare…

Miqësore: Karvina Erden -Teuta (0-1 Bushiç 56′)

Rustem Hoxh , Blagoja Todorovski, Aleksandro Kuro, Albano Aleksi, Arlind Kalaja, janë futbollistët që këtë edicion janë bërë pjesë e Teutës së Durrësit.

Një merkato impenjative e skuadrës së teknikut Bledi Shkëmbi, me korçarin tashmë të konfirmuar prej javësh nga presidenti Edmond Hasanbelliu për të drejtuar “djemtë e detit”.

Durraskët ,sikurse shumë skuadra të tjera në Kategorinë Superiore, kanë pasur edhe firo, teksa Vajushi, Hakaj, Latif, Bicaj, Frashëri dhe Kamara, janë larguar zyrtarisht.

Madje edhe Osmani duket se ka marrë rrugën drejt Tiranës. Korçari mund të mbetet pjesë e Teutes vetëm për Europën, pasi largimi i tij, duket punë e kryer.

Ndërkaq, Teuta prej disa ditësh është spostuar në Bullgari dhe po punon me nga dy seanca stërvitore në ditë. Në prag të takimit të parë për turin e parë në Europa League me letonezët e Ventspils, ekipi durrsak, ka luajtur sot një test miqësor me ekipin bullgar Karvina Erden, të cilin e ka mundur 0-1 me gol të Bushiç në të 56′.

Sakaq, i vetmi problem i tyre, duket gjëndja e yllit të skuadrës Kallaku që vijon të jetë me penj në hundë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!