Oltion Rapa, “gjirokastriti” që u bë kosovar

Trajneri Gentian Mezani e ka gjetur “burimin” për skuadrën e tij të Gjilanit në Kosovë: “Luftëtarin”. Duke qenë se vlonjati i njeh mirë futbollistët gjirokastritë, pasi në vitin 2018 i ka stërvitur vetë, natyrshëm që disa prej tyre i ka edhe të preferuar.

I tillë është edhe mbrojtësi-mesfushor Oltion Rapa, që pas divorcit të para pak ditëve me Luftëtarin, sot ka nënshkruar dhe ka gjetur “strehë” te Gjilan.

Te skuadra kosovare, veç trajnerit Mezani, lojtari “xhol” i gjirokastritëve Rapa, do të gjejë edhe portierin Shkëlzen Ruçi dhe brazilianin Xhekson, të gjithë “ish” të Luftëtari në sezonin që sapo ka përfunduar.

“Oltion Rapa është futbollisti më i ri i skuadrës së Gjilanit. Mbrojtësi i qendrës sot ka nënshkruar me klubin kuqebardhë, që e mbanë atë pjesë të skuadrës së Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.

Oltion Rapa, i lindur në Tepelenë, sezonin e kaluar ishte pjesë skuadrës nga Superioria në Shqipëri, KF Luftëtari. Rapa ishte lojtar prezent thuajse në të gjitha takimet e ish-skuadrës së tij, sikurse në ligën elitare të Shqipërisë, gjithashtu edhe në kupë, nga 4 vitet e kaluara sa ishte pjesë e Luftëtarit. Po ashtu Rapa kishte bërë paraqitje edhe në garat europiane me skuadrën gjirokastrite.

Mbrojtësi i ri i Gjilanit, Oltion Rapa, gjithë karrierën e tij e kishte kaluar në Shqipëri, kurse Gjilani do të jetë aventura e tij e parë larg kampionatit shqipëtar, ku ai kishte milituar gjatë këtyre viteve të karrierës së tij, dhe ku u formua si futbollist”, njofton klubi kosovar i Gjilanit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!