Merkato e nxehtë, Laçi në sulm total…


Pas Nuabueze, të konfirmuar, Ignjatoviç në fazë firme, në skenë Anel Hajriç.

Sipas një postimi në instagram, duket se bardhezinjtë kanë arritur akordin me një mbrojtës serb. Bëhet fjalë për Aleksandar Ignjatoviç. Lojtari 31-vjeçar, në të shkuarën  ka veshur fanelën e Fejenord në Holandë dhe të disa ekipeve të ndryshme jashtë Serbisë, teksa karierën më të gjatë e ka zhvilluar te Honved Budapest në Hungari.

Gjithsesi, skuadra e Starovës mund të pasurohet me mjaft lojtarë të tjerë me peshë. Menaxherët janë duke punuar intensivisht për emra spikatës, kryesisht  nga tregu i huaj. Pas Nuabueze, tashmë të konfirmuar, Ignjatoviç në fazë firme, ëmri i Anel Hajriç, dikur pjesë e Maribor në Slloveni,duket pista e re e bardhezinjëve.

Një tjetër gjigand me staturë 1.95 m që në rolin e sulmuesit, garanton disa gola në sezon. Nëse bisedimet me boshnjakun 23 vjeçar do të përparojnë, Laçi pa frikë mund të tentojë kualifikimin që në raundin e parë të Europa League.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!