Zyrtare: Ilir Avdyli bashkohet me Kukësin…

Ajo çka është përfolur ditët e fundit, është zyrtarizuar. Portieri i njohur kosovar Ilir Avdyli, tashmë është bërë me skuadër të re.

Pasi kishte arritur akordin më herët, sot ai ka nënshkruar një kontratë një vjeçare me drejtorin Nderim Nexhipi dhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës së Kukësit.

Kujtojmë, se në biografinë sportive portieri Avdyli ka qenë pjesë e skuadrave të Hajvalisë, Ferizajt, Llapit në Kosovë, Shkëndija e Tetovës, bardhebluve të Tiranës dhe së fundi Kamzës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!