Vajushi, largimi i radhës nga Teuta…

Armando Vajushi erdhi me shumë zhurmë në merkaton e dimrit. Pas 5 muajsh, ai po largohet pa lënë asnjë gjurmë te skuadra durrsake e Teutës.

Në 10 ndeshje që u aktivizua nga trajneri Bledi Shkëmbi, 28-vjeçari shkodran nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol, duke paraqitur një formë sportive larg pritshmërive.

Vajushi, dikur një nga futbollistët e talentuar shkodranë, në Durrës, më tepër ishte i dëmtuar dhe krijoi përshtypjen se ishte kthyer në Shqipërisë thjeshtë për t’u riaftësuar.

“Armando Vajushi largohet nga teuta. Klubi njofton se nga sot Vajushi ka përfunduar aventurën e tij me ekipin e Teutës. Klubi i uron suskese të mëtejshme në karrierën e tij si futbollist”, – shkruhet një njoftimin e klubit durrsak të Teutës, që bënte me dije ndërprjen e bashkëunimit pas 5 muajsh me futbollistin shkodran Armando Vajushi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!