Hakaj ndërron ngjyrë, vishet me të kuqe!
Mbrojtësi Esin Hakaj, ndërsa dje i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Teutës, ka nxituar për të gjetur një “strehëz” të re për karrierën e tij sportive.
Burime të besueshme të “Sporti iM.al” bëjnë me dije, se 22-vjeçari shkodran ka kontaktuar me drejtuesit e Partizanit dhe ka gjetur akordin me ta për t’u bërë pjesë e kampionëve të kryeqytetit. Nënshkrimi i kontratës dhe zyrtarizimi i kësaj marrëveshje pritet të bëhet në ditët e para të javës së ardhshme.
Pas 55 ndeshjesh të luajtura me fanelën e Teutës në dy sezone, mbrojtësi i majtë Esin Hakaj do të rikthehet përsëri në radhët e skuadrës së Partizanit, ku akomodua pas “eksodit” nga Vllaznia. Përvoja e asokohe në radhët e të kuqve të kryeqytetit, ishte e pasuksesshme për shkodranin.