Partizani prezanon Lerdën, tekniku optimist

Franko Lerda u prezantua sot paradite në zyrat e klubit të Partizanit, si trajneri i ri i kampionëve të vendit. Pas fjalës hapëse të zëdhënesit për shtyp të klubit Olsi Ranxhi, ishte drejtori i përgjithshëm i të kuqve Olsi Rama, ai që nisi ceremoninë prezantuese. 

Drejtori tha, se përzgjedhja e Lerdës, erdhi si pasojë e disa hulumtimeve dhe meritave të italianit, kryesisht në aspektin e formimit si teknik. Ndërkohë që Lerda, edhe pse në dukje i “trembur” në këtë dalje të parë para mediave në sallë, tha se ndihej mjaft i lumtur që do të drejtojë njërën nga skuadrat më të titulluara në vend.

Partizani, nesër do të mësojë shortin e pjesëmarrjes në Europë, ndërkohë që trajneri i ri, shtoi se do të jetë i vendosur për të krijuar një grup dinjitoz dhe më objektiv konkret, lidhur me ecurinë e këtij kompeticioni. Ndërkohë, stafit të teknikut italian do t’i bashkohet edhe ndihmësi i tij, Xhakomo Kini. Kontrata me Partizanin, një vjeçare.

Për mua është kënaqësi e madhe që jam këtu. Edhe pse është hera e parë ndihem krenar që do të përfaqësoj këtë ekip dhe do të jem pjesë e këtij klubi. Nuk e njoh në detaje Partizanin, por jam përpjekur duke e ndjekur në tëresi kampionatin tuaj. Natyrisht duke qenë shtete fqinj”.

Kam trajnuar shumë lojtarë në Itali, gjithashtu edhe shqiptarë, siç janë Memushaj apo Çani, të cilin mendoj se i kam hedhur në treg. Për merkaton te Partizani, është herët të flas, pasi nuk më vjen asnjë emër për momentin. Është diçka që po e shohin drejtuesit. Megjithatë çdo lojtar që afrohet do të diskutohet fillimisht mes nesh”.

Falenderoj ish-trajnerin për punën që ka bërë më skuadrën. Tashmë ne duhet të ecim përpara me objektivë të rinj”.

Ndërkaq pyetjes së “Sporti iM”, lidhur me ambicjet e italianit në të ardhmen, pse jo dhe duke synuar një ditë stolin e kombëtares shqiptare, Lerda iu përgjigj:

Fillimisht jam këtu për të startuar një punë të mirë e profesionale. Plane për tani janë Partizani, shoqëria e kuqe. Duhet një planifikim i detajuar i punëve në mënyrë që të realizojmë atë për të cilën jemi sot këtu,”- tha Lerda duke i devijuar me diplomaci pyetjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!