Partizani “i ve emër” trajnerit: Franko Lerda!

Duket e përfunduar. Përkundër shumë emrave të përfolur, Franko Lerda do të jetë trajneri i ri i Partizanit. Pas “aventurës” me Skënder Gegën që i shpalli kampionë, pankina e skuadrës së “demave” në vijim do të jetë “Made in Italia”.

Trajneri 52-vjeçar italian dje ka qenë në Tiranë dhe sipas medias, është takuar me drejtuesit e klubit të Partizanit dhe në orët e vona ka arritur marrëveshjen për të drejtuar kampionët e Shqipërisë në sezonin e ardhshëm.

Nuk dihen ende detaje të kontratës së arritur midis çifitit drejtues Demi-Rama dhe trajneri italian. Por në korridoret e të kuqve thuhet, se prezantimi i Lerdës do të bëhet javën e ardhshme, ndërkohë që ai sot do të udhëtojë drejt Italisë për të përgatitur stafin e tij.

Franco Lerda nuk është ndonjë emër i njohur në fushën e trajningut italian. Kryesisht ai ka punuar në klube të vogla të Seria C dhe Seria B, ku ndër mjaft skuadra që ka drejtuar, spikat Torino, Leçe dhe Viçenza, ku ka qenë më së fundmi.

Trajneri Lerda që do të pasojë Gegën në krye të Partizanit, do të jetë italiani i katërt që ulet në krye të pankinës së kuqe të kryeqytetit, pas Agostinelit, Sormanit dhe Julianos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!