Mema rikonfirmohet, edhe 1 vit te Tirana…

Ajo çka përflitej prej ditësh, duket sot është zyrtarizuar. Pa zhurmë, pa praninë e medias, nëpërmjet një postimi në rrjetin social në “Facebook”, klubi bardheblu njofton se trajneri Ardian Mema ka arritur marrëveshjen me presidentin Refik Halili dhe do të drejtojë Tiranën edhe për sezonin e ardhshëm.

 “Ardian Mema rikonfirmohet në krye të skuadrës. Një vit kontratë me opsionin për të vijuar sërisha në drejtimin bardheblu”, shkruhet në fillim të njoftimit të klubit Tirana.

“Klubi ka nisur punën për të bërë gati skuadrën e sezonit të ri dhe i pari është rikonfirmuar trajneri. Mema prej muajit Tetor ka marrë drejtimin e Tiranës dhe tani e nis nga e para sërish me skuadrën e sezonit 2019-2020”, përfundon komunikata e klubit bardheblu të kryeqytetit, 24 herë kampionë të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!