Gjyqtare femër edhe në Tunizi…

Për herë të parë në historinë e futbollit tunizian, një gjyqtare femër, do të drejtojë nesër Esperance Sportive -Club Atletik Bizertin, ndeshjën e fundit të Ligës Profesioniste 1 të Tunizisë.

Dorsaf Gnaouti, një mësuese fiskulture, u caktua nga sektori i gjykimit të Tunizisë për të drejtuar këtë takim. Në fakt, Esperance, një javë nga fundi është shpallur matematikisht kampione e vendit ndërsa skuadra e Bizertin, nuk ka asnjë objektiv për këtë takim të fundit.

Dy vite më parë, një treshe gjyqtarësh, e gjitha femërore, drejtoi një ndeshje në Ligës 2 Profesioniste mes  Stade Tunisien dhe Djerbës.

 Gjithsesi, pas rasteve në Europë, më parë në Gjermani dhe së fundi në Francë, rasti i Tunizisë, për vetë pozicionin gjeografik të shtetit Afrikan, ngjan me një risi të këndshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!