Dasma e vitit, Ramos djeg “shaminë”në Sevilje

● Të shtunen Serxhio Ramos dhe Pilar Rubio, zyrtarizojnë martesen disa vjeçare. Nga miqtë specialë, mungon Kristiano Ronaldo.
Serxhio Ramos dhe Pilar Rubio, çifti që pasi ka sjëllë në jetë 3 fëmijë,ka vendosur të bëjë dasmën e vitit në Sevilje me 15 qershor.
Logaritën rreth 500 të ftuar. I gjithë klubi i Realit, me Florentiono Prerez në krye. Disa miq nga Barcelona si Pike, Buskets, Zhordi Alba, ish madrilenë famozë si Ronaldo ‘Fenomeni’, Hierro, Roberto Karlos, Kasijas,David Bekam etj.
Do jenë edhe tekniku aktual i Spanjës Luis Enrike, por dhe Del Boske me të cilin Serxhio Ramos mbrriti majat e karierës. Nuk ka ftesë për Kristiano Ronaldon dhe precedenti në fjalë, tregon se jo gjithçka ka shkuar mirë mes tyre në Madrid.
Nuk lejohën telefonat, fëmijët nën18 vjeç e për më tepër nuk do lejohën dhurata. Është hapur një llogari të UNICEF, teksa ata që dëshirojnë të dhurojnë diçka , e kanë zgjidhjen. Monedhat shkojnë për këtë organizatë humanitare që drejtohet nga Ramos por dhe te “Butterfly Skin”, që lufton sëmundje të tilla.
Edhe Pilar ka listuar miqtë e saj të shumtë. Ajo ka ftuar të gjithë bashkëpunëtorët e saj në “El Hormiguero” . Artistë dhe këngëtarë me famë botërore, janë të ftuar për të performuar në Sevilje. E shtuna e 15 qershorit, e gjitha e çiftit Ramos-Pilar.