Prapaktheu Ferrari, nuk ka ankesë për Fetel!

Ferrari ndryshon mendje. “Kokëkuqja” nuk do të apelojë për dënimin me 5 sekonda nga komisarët e garës për Sebastian Fetel në GP të Kanadasë, i cili kushtoi fitoren gjermanit në favor të rivalit Ljuis Hamilton, raporton gazeta britanike “Daily Mail”.

Një ankesë e shpallur dhe tani e tërhequr. Arsyeja? Për shkak se shanset për të fituar janë zvogëluar me të vërtetë, pasi skuderia Ferrari nuk ka arritur të grumbullojë fakte të reja për të mbështetur pretendimet e saj.

Te “kokëkuqja” tani logjika ka zënë vendin e emocioneve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!