Në fundjavë, “zhurma” e Formula 1…

Këtë fundjavë do të gumëzhijnë makinat e Formula 1. Ndalesa e radhës do të jetë Çmimi i Madh i Francës, garë që do të zhvillohet në cirkuitin “Paul Richard”, e 8-ta në rend e këtij botërori.

Të shtunën, më 22 qershor, duke nisur nga ora 15:00, do të garohet për “pole-position”, ndërsa të nesërmen, pra të dielën e 23 qershorit, në orën 15:10, do të startojë gara për Çmimin e Madh të Francës.

Cirkuiti “Paul Richard” është i gjatë 5.842 km dhe në të do të zhvillohen 53 xhiro, që do të japin 309.69 km e tërë garës. Në të fund të tyre do të shpallet edhe piloti fitues i kësaj gare të 8-të në botërorin e Formula 1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!