Ferrari, “dosje” për penalizimin e Fetel

GP e Kanadasë ende nuk ka përfunduar. Penalizimi me 5 seconda i kushtoi vendin e parë Fetel, duke u parakaluar nga Hamilton, por nga Marinelo vijnë lajme se skuderia e kuqe do ta apelojë vendimin.

Kështu sanksioni për Fetel, pritet të gjykohet, gjithnjë nëse Ferrari, pasi ka njoftuar komisarët sportivë do të ndjekë zyrtarisht procedurat. Në fakt, afati për të mbyllur kundërshtitë është i limituar në 96 orë për të bërë ankimimin zyrtar.

Skuderia e kuqe po mbledh fakte analoge, siç ishte fjala vjen, rasti i Hamilton ndaj Riçardos në garën e Montekarlos. Për të piloti britanik nuk u penalizua, madje një episod i tillë as nuk u hetua, por u anashkalua nga komisarët e garës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!