Mesut Ozil sfidon kancelaren Merkel…

Ashtu siç ishte paralajmëruar më herët, futbollisti i Arsenalit, turko-gjermani Mesut Ozil, kurorëzoi me martesë dashurinë e tij 5-vjeçare me yllin e kinematografisë turke, Amine Gulse.

Në ceremoninë e dasmës të zhvilluar në Stamboll, çifti Ozil mori bekimin e presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine, ishin dëshmitarët e ish-futbollistit të kombëtares gjermane, Mezut Ozil.

Fotot e shpërndara nga dasma madhështore, si një telenovelë turke në brigjet e Stambollit, vështirë se mund të kalojnë në heshtje në Gjermani.

Vendimi i Ozil për të patur dëshmitar në ceremoninë e dasmës presidentin Erdogan, ishte kritikuar ashpër më herët nga stafi dhe vetë kancelarja Angela Merkel.

Nëse presidenti turk u dhuroi lule çiftit në Stamboll, e sigurt është që një e tillë, të paktën nga ana e pushtetarëve, nuk do të ndodhë në Gjermani. Kritikat e para kanë nisur…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!