Eliminatore, Kosovës i ikën fitorja nga duart…

U luajtën sot disa takime të vlefshme për Euro 2020.

Kosova e cila luajti pa tifozë në Mal të Zi, humbi mundësinë ideale për të dalë me tri pike nga fqinjët tërë probleme. Goli i “Dardanëve” me Rashicën në të 25’, u mbrrit në pjesën e dytë nga Mugosha me kokë në të 69-ën. Kosova e Shaland, krijoji epërsi përgjatë gjithë takimit, por here finalizimi i dobët e here fati, nuk e ndihmuan përfaqësuesën Kosovare për të rrëmbyer fitoren.

Në të tjerat, surpriza e madhe ishte fitorja e thellë e Ukrainës me Serbinë 5-0.

 Në takimin Ishujt Faroe-Spanjë, gjykoi një treshe gjyqtarësh nga Shqipëria e kryesuar nga Enea Jorgji.

Rezultatet e mbrëmjes janë këto:

Mali i Zi-Kosovë 1-1,Republika Çeke-Bullgari 2-1, Ukrainë-Serbi 5-0,
Lituani-Luksemburg 1-1 Gjeorgji-Gjibraltar 3-0,Danimarkë-Irlanda 1-1 Suedi-Maltë 3-0,Norvegji-Rumani 2-2,Ishujt Faroe-Spanjë 1-4, Letoni-Izrael 0-2, Maqedoni e Veriut-Poloni 0-1,Austri-Slloveni 1-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!