Kroacia rimëkëmbet, në Rusi, shënojnë të “gjithë”…

Paralelisht me Islandë-Shqipëri, u luajt edhe Kroaci- Uells. Pas humbjes me Hungarinë, u duk se formacioni i Zlatko Daliç, mund të futej në krizë, mirpo ndaj një kundërshtari direkt në grup si Uellsi, nënkampionët e botës, arritën të fitonin 2-1.

Perisiç, shënoi njërin nga golat e ballkanasëve, ndërkohë që më herët, Laurence, shënoi në portën e tij. Bruks për Uellsin, ngushtoi shifrat, por fitorja e Kroacisë, mbeti e pandryshuar deri në fund.

 Ndërkaq në 18 00, u luajtën edhe disa takime të tjera për llogari të eliminatorëve të Euro 2020. Estonia u mund në shtëpi nga Irlanda e Veriut me përmbysje 1-2. Të njëtin fat, pati edhe Azerbajxhani i cili u kalua pa problem nga Hungaria 1-3.

Nga ana tjetër, Moldavia fitoi me një gol 1-0 ndaj Andorrës, teksa Finlanda, arriti një fitore të madhe duke mundur pastër Bosnje Hercegovinën 2-0. Turi i mesditës, u mbyll me një goleadë të pazakontë për Rusët që shpartalluan 9-0 San Marinon.

 Kroaci-Uells 2-1, Estoni- Irlandë e Veriut 1-2, Azerbajxhan-Hungari 1-3,Moldavi- Andorrë 1-0,Finlandë- Bosnjë Hervegovinë 2-0, Rusi- San Marino 9-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!