Turqia shtang Francën, Italia “shëtitje” në Athinë…
Skocia u gjënd në vështirësi në përballjen me Qipron. Miqtë barazuan në çastet e fundit të takimit por skocezët, insistuan dhe dy minuta pas barazimit provizor, shënuan golin e dytë të fitores. Ndeshje të qeta për Gjermaninë dhe Belgjikën.
Gjermania fitoi në transfertën Bjelloruse 0-2, ndërkohë që belgët, u imponuan 3-0 ndaj Kazakistanit. Ndërkohë që në Athinë, Italia mposhti në 45′ minuta Greqinë duke shënuar tri herë.
Surpriza e madhe e mbrëmjes ngjau në grupin H, aty ku Turqia mundi kampionët e botës në fuqi Francën. Madje sikurse Italia edhe Turqia “shfryu” në pjesën e parë teksa shënoi dy herë dhe nuk mori asnjë gol deri në fund të takimit.
Në këtë grup, gjëndet edhe Shqipëria, që pas këtij suksesi të turqve dhe humbjes së kuqezinjve në mesditë me Islandën (1-0), duket se del para kohe nga lufta për njërën nga dy biletat që të dërgojnë në finalet e Euro 2020.
Skoci- Qipro 2-1, Bjellorusi- Gjermani 0-2, Belgjikë- Kazakistan 3-0, Greqi- Itali 0-3, Turqi-Francë 2-0.