Zahoviç, në orbiten e Leçes…

I biri i Zlatko Zahoviç, pranë Leçes në Seria A.

Një tjetër Zahoviç  precepiton në arenën e lartë të futbollit. Këtë radhë nuk flitet për Zlatkon 48 vjeçar,që në krye të përfaqësueses Sllovene, na shënonte në 9 qershor 1999 në “Qemal Stafa” në të 26′ minutë për kualifikueset e Eropianit 2000, por për Lukën , të birin e legjendes që udhëheq aktualisht sulmin e Mariborit.

Është klubi i Leçes në Itali i ngjitur në Seria A, që ka pikëtuar Luka Zahoviçin. Gazetari Marko Kontiero, shkruan se drejtori sportiv i puliezëve Meluzo, ka bërë gati ofertën për Lukën.

Raportohet se Meluzo, do të udhëtojë këto ditë drejt  Sllovenisë për t’i paraqitur ofertën zyrtare që vëritet te 3 milon euro. Luka Zahoviç, pret të ftohet në kombëtaren Sllovene, ndërsa një aventurë e tij në Serinë A, konsiderohet si një bonus i mirë për vetë futbollistin 23 vjeçar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!