Komiso, e nis me mediat…

Presidenti i ri i Fiorentinës, fton mediat në “Franki”.

Dje në Milano bleu nga vëllezrit Dela Vale Fiorentinën ndërsa sot Komiso, në 16 00, ka zyrtarizuar konferencën e parë për shtyp si presidenti i klubit vjollcë.

Roko Komiso, e nis me vrull aventurën te Fiorentina, ndërkohë që sot, do të jetë “epiqendra” e pyetjeve në ambientet për shtyp të stadimut “Franki” të Firences.

Fluksi i të interesuarëve të mediave sportive për këtë takim të parë mes tyre dhe zyrtarit të lartë të klubit toskan, shkon lart. Federiko Kieza dhe shume probleme që lidhen me të ardhmen e Fiorentines, janë disa nga temat eventuale për të cilat italo-amerikani, është gati të flasë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!