Fiorentina me pronar të ri

16 ndeshjet e fundit në Seria A dhe Kupën e Italisë, rezultuan fatale për Fiorentinën, e cila në asnjë rast, nuk arriti të fitojë një takim. Toskanët të përfshirë nga probleme të shumta në të gjitha hallkat e klubit, shpëtuan nga rrëzimi në Serinë B  për fare pak, ndërkohë që vëllezërit Dela Vale prej pak ditësh, e nxorrën në shitje klubin që e investojnë për gati 17 vite.

Dhe finalizimi ka ardhur sot, teksa  pronari i ri i “vjollcëve” vjen  nga Amerika. Roko Komiso, me origjinë italiane, firmosi sot në Milano kontratën e kalimit të pronësisë nga Diego e Andrea Dela Vale, në favor të tij. Flitet për një shifër deri në 170 milione euro. Sipas “Forbes”, Komiso është ndër 500 njerëzit më të pasur në SHBA.

Kështu, Fiorentina nga sot, nis të marrë portret “amerkian”. Më parë edhe Roma e Milan, kanë bërë të njënjtën zgjidhje. Duke komentuar lëvizjen vëllezrit thanë: “Nga sot nis një aventurë e re për skuadrën Viola dhe urojmë që të bëjnë të gëzuar të gjithë, sidomos tifozët dhe qytetin e Firences. Ne do të jemi gjithnjë pranë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!