Ronaldo magjik, Portugalia në finale…

Në gjysmëfinalen e parë të Nations League, Portugalia i falet tripletës së 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, Kristiano Ronaldo. Finalistja tjetër, nesër në mbrëmje.

Portugali-Zvicër 3-1 (K.Ronaldo25’ , 88′, 90 /  Rodriguez 57’ (p))

Mbrëmje magjike për Kristiano Ronaldon në Porto. Skuadra e Portugalisë me yllin e saj Ronaldo, siguroi finalen e së dielës, teksa në gjysmëfinalen e parë të Nations League, mundi 3-1 Zvicrën e Shaqirit dhe Xhakës.

Fenomenal Ronaldo në të 25′, teksa nga një goditje standarte jashtë zone, shënoi një super gol, duke i dhënë avantazhin luzitanëve. Minutat në vijim, ofrojnë lojë të kujdesshme të të zotëve të shtëpisë me helvetët që nisin të kërkojnë barazimin. Në fund të këtij fraksioni, i afrohen ndjeshëm barazimit me futbollistin e Benfikës, Seferoviç teksa Shaqiri ideoi aksionin, por topi  preku shtyllën dhe përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë, Zvicra mberrin te barazimi përmes një penalltie të realizuar nga Rodriguez. Por minutat e kohës së rregullt nuk mund t’i mohonin lavdinë personale yllit të Portugalisë.

CR7, në 2 minuta i shënoi dhe dy herë të tjera portierit Zomer, duke siguruar finalen e ditës së dielë, që do të luhet pikërisht në Porto. Gjysmëfinalja tjetër e Nations League, Holandë- Angli, nesër në mbrëmje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!