Kristiano Ronaldo – 88 gola, i dyti në Botë…

Kapiteni i luzitanëve, Kristiano Ronaldo, me tri golat e shënuar në fitoren 3-1 ndaj Zvicrës në gjysmëfinalen e Nations League, e çoi në 88 numrin e golave të realizuar për Portugalinë.

Sulmuesi 34-vjeçar CR7 nuk kishte shënuar për luzitanët që nga ndeshja e dytë e Kupës së Botës 2018 në Rusi, në ndeshjen kundër Marokut (1-0) më 20 qershor të vitit të shkuar, pasi ka luajtur vetëm katër ndeshje për Portugalinë.

Ndërkohë, me 88 golat e shënuar me fanelën e Portugalisë, kapiteni i luzitanëve Kristiano Ronaldo, renditet i dyti në listën e lojtarëve që kanë realizuar më tepër gola për kombëtaret e tyre:

1. Ali Dei (Iran) 107 gola

2. Kristiano Ronaldo (Portugali) 88 gola

3. Ferenc Pushkash (Hungari) 84 gola

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!