Infantino, rizgjidhet president i FIFA-s…
Në Paris, ka përfunduar Kongresi i FIFA-s, ku Xhani Infantino është rizgjedhur president i FIFA-s edhe për një mandat tjetër 4-vjeçar.
Italo-zvicerani 49-vjeçar, Infantino, që ka zëvendësuar Sep Blaterin, në këtë kongres ishte kandidat i vetëm për këtë post.
Infantino, që ka marrë në duar frenat FIFA-n që nga viti 2016, pas akuzave dhe skandalit për korrupsion të ish-presidentit Blater, do të vazhdojë ta udhëheqë futbollin botëror edhe për një mandate tjetër 4-vjeçar.
Në punimet e kongresit të 69-te të FIFA-s në Paris, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i shoqëruar nga zv.presidenti Lutfi Nuri dhe sekretari i përgjithshëm Ilir Shulku.