Ukraina U-20, kampione e botës…
U-20: Ukrainë-Kore e Jugut 3-1 (Supriaga 34′, 52′,Tsisajvili 89′ /Li Kang 5′)
● Ukraina shpallet kampione bote deri në 20 vjeç. Në finalen e luajtur me homologët e Koresë së Jugut, Ukraina për herë të parë në histori, ngjitet në majen e botës për moshat.
Vladislav Supriaga talenti i ri i Ukrainës, edhe pse u zëvendësua në te 62′, udhëhoqi formacionin e tij për të fituar Kupen e Botës deri në 20 vjeç. Ismail Elfath, gjyqtari amerikan që dha drejtësi në Lodz të Polonisë, akordoi një penallti për Korenë e Jugut, teksa ishin luajtur vetëm 5 minuta lojë.
Li Kang, ekzekutoi saktë për avatazhin provizor të aziatikëve. Reagimi i Ukrainës ishte i shpejtë, ndërsa arrijnë të barazojnë që në pjesën e parë me Supriagën. Ishte e 34-ta, teksa numri 11-të, shfrytëzoi një rrëmujë në zonë për të gjetur balancën.
Pjesa e dytë nis më mirë për koreanojugorët por goli i avantazhit vjen sërish nga Supriaga në të 52-ën. Më pas të dyja skuadrat luajnë hapur. Koreja e Jugut, i afrohet disa herë barazimit.
Ukraina mbrohet ndërsa në faza të caktuara te lojës, del rrezikshëm përpara. Në një nga këto rsate, ia del të shënojë golin e tretë kur kishin mbetur vetëm 90 sekonda nga fundi i finales.
Lunin i Ukrainës, shpallet “Portieri më i mire” i turneut. Ndërkohë “Topi i Artë” i Kupës së botës për këtë grup moshë u shpall, Li Kang i Koresë së Jugut.