Katari i “vogël”, Kupa e Botës nuk ndryshon
FIFA, shpresonte të rriste numrin e skuadrave nga 32 në 48. Në fund, formati i vjetër me 32 skuadra…
Bie plani i FIFA-s për të rritur numrin e shteteve pjesëmarrëse në Botërorin e Katarit. Arsyeja lidhet me pamundësinë e bashkëpunimit të Katarit me vëndet fqinje, që sipas FIFA-s, kanë probleme madhore mes tyre. Duke mos pasur mundësi konkrete, qeveria e futbollit në botëror, bën prapaktheu.
Me fjalë të tjera, FIFA është detyruar të tërhiqet nga ideja për të organizuar aktivitetin me 48 skuadra dhe sot, për të sqaruar situatën, ka dalë me një komunikatë zyrtare për shtyp, duke konfirmuar vendimin:
“Pas një procesi konsultimi të mirëfilltë me përfshirjen e të gjithë grupeve të interesuara, u arrit në konkluzionin se në situatën aktuale, propozimi për të zhvilluar aktivitetin me vendet fqinje nuk mund të realizohej tani. Në këtë mënyrë, Botërori Katar 2022, do të zhvillohet siç ishte përcaktuar në fillim, me 32 skuadra. Asnjë propozim nuk do të bëhet në Kongresin e FIFA-s me 5 qershor”, – thuhet në njoftimin e FIFA-s