Zeman, në vend të Gegës te Partizani!?…

Trajneri i njohur i futbollit italian, ish-tekniku i Romës Zdenek Zeman, përflitet se mund të jetë trajneri i ri i Partizanit.

Madje, RTSH Sport ka raportuar, se drejtori i klubit të kuq të kryeqytetit, Olsi Rama, është nisur drejt Italisë për t’u takuar 72-vjeçarin, me synim për ta bindur çekun që të pranojë të drejtojë Partizanin në Championss League, pas largimit të trajnerit Skënder Gega.

Peskara ka qenë edhe skuadra e fundit që ka drejtuar trajneri çek Zeman, i njohur edhe për të thënit e gjërave troç. Pas 13 muajsh, më 4 mars 2018, ai u shkarkua nga drejtimi i Peskarës, dhe qysh nga ajo kohë, çeku Zdenek Zeman ka qenë pushim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!