Shameti: Kam akoma për të dhënë për Kukësin


Mbrojtësi i Kukësit Ylli Shameti, rrëfehet në “Rubrika Sportive” të moderatores Erga Kruja (Radio Tirana), një ditë pas fitimit të Kupës së Shqipërisë me Kukësin.

Fitimi i Kupës…

Ishte programuar dhe formuar skuadra, shkuan gjerat keq për ne, por vendi i dytë dhe kupa e fituar, janë tregues për t’i parë më mirë gjerat.

 Ndeshjet jashtë Kukësit?

 “Jo vetëm ka ndikuar por edhe për në europë na penalizon jo pak, ndërsa kemi luajtur në Shkodër, Elbasan apo Kamëz, nuk kemi shprehur me të mirën e mundëshme”

 Gjoka pretendon të kapë grupet në Europa Legaue?

 “Trajneri Gjoka ka pasur kohë që të shohë situatën dhe jam dakort me trajnerin që pretendon grupet. Korça është shëmbull i mirë për t’u ndjekur dhe ne i kemi mundësitë.

I lindur në Tropojë, gjirokastrit, tani “kuksian”, çdo bëjë në të ardhmen Shameti?

 “E vërteta është kështu. Kam pasur një dëmtim në Korçë, në fillim më thanë 2-4 javë, pastaj me ndihmën e mjekëve jam futur në lojë, u dëmtova sërish, por ende nuk më kanë thënë se kur do kthehëm. “Shameti”, ka akoma për të dhënë për Kukësin, është shumë herët për të menduar tërheqjen”.

 Situata për t’u aktivizuar 2 minuta në finale?

Se kam shumë problem ngritjen e trofeut, me pëlqen që skuadra të ngrejë kupa, e kam ndier herë të tjera. Edhe më një këmbë do preferoja të isha në fushë, sepse mbahen mend, por pamundësia bëri të vetën”,- tha Shameti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!