Rinovon Shkëmbi, Teuta nis nga puna…

Bledi Shkëmbi edhe një edicion në krye të “mbretëreshës”. Sipas një postimi të fundit në “Facebook”, nga klubi i Teutës, bëhet e ditur se korçari, ka marrë aprovimin e presidencës për të vijuar punën me durrsakët.

Gjatë fazës së tretë, Shkëmbi u luhat në stolin e “djemëve të detit”, madje ish kapiteni i Skënderbeut, tashmë në fushën e trajningut, pati vënë mbi tavolinë obsionin e dorëheqjes, mirepo ndryshimi i kursit, me Teutën që siguron Europa League, ka bërë që palët, të gjejnë akordin edhe për sezonin e radhës.

Largimi i Frashërit, ndërsa sot firmosi me Gjilanin e Mezanit, duket punë e trajnerit që me gjasë, pas Latif, do bëjë të tjera lëvizje para se skuadra të garojë në Europë.

Postimi i Teutës në “Faceboook

Klubi i Futbollit Teuta njofton se do të vazhdojë bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi dhe stafin e tij. Drejtuesit e Klubit dhe Bledi Shkëmbi kanë arritur me mirëkuptim marrëveshjen e bashkëpunimit dhe për një sezon”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!