Kukësi, fiton Kupën e Shqipërisë

Kukësi-Tirana 2-1  (Shkurtaj 4’, Rexhinaldo 78’ / Ngo 67’)

Edicioni i 67-të Kupës së Shqipërisë, luajtur sot në “Elbasan Arena’ i shkon Kukësit. Skuadra verilindore, e drejtuar nga Ernest Gjoka, mundi në finale Tiranën me dy gola të shënuar nga sulmuesit më të mirë të Superiores, Vasil Shkurtaj e Artur Rexhinaldo.

Takimi i ishte besuar gjyqtarit ndërkombëtar Enea Jorgji, i cili i dha startin takimit duke nisur nga ora 19:00. Fillimi i ndeshjës ishte më i mirë për Kukësin, i cili brenda katër minutave, krijoji dy mundësi e shënoi një gol me Shkurtaj. Më pas, rrjedha e lojes edhe pse ishte nën kontrollin e verilindorëve, erdhi duke u balancuar por fraksioni i parë, mbyllet 1-0.

Në të dytën Tirana nisi më mirë dhe të mbështetur nga një numër i konsideruar tifozësh, duket sikur e “mbyll” ekipin e Gjokës në gjysmëfushën e tij. Bie disi loja e Rames e Rrocës, ndërkohë që sulmuesit e Kukësit, mbetën për disa minuta larg repartit të mesfushës.

Bardheblutë me Imamin e Hoxhallarin të sigurtë prapa dhe me insistimin dhe volumin e madh të Hasanit në mesfushë, i afrohen disa herë portës së Frashërit, teksa në te 67’ Ngo, shënon një gol të bukur duke ndezur atmosferën në “Elbasan Arena”.

Fill pas golit, Tirana ka një tjetër mundësi për të shënuar, por më pas, inisiativa i kalon Kukësit që për disa minuta, luan në kufinjtë e zonës së tiranasëve. Për të ardhur në minutën e 78-të, ndërsa pas një aksioni model me tri prekje, shënon me Rexhinaldon golin e dytë.

 Deri në fund, përpjekjet e Tiranës janë prezente, por Kukësi administron, dhe pas 4 minutave shtesë, çertifikohet si fituesi i Kupës së Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!