Është Shkumbini i Banos…

 Play-off: Shkumbini-Luzi 2008 1-0 ( Xhyra 33’)

Bardhekaltërit e Shkumbinit, rikthehen në Kategori të Parë. Në “Loni Papuçiu” të Fierit, formacioni i Artan Banos, kaloi një kategori më lart, teksa me një gol deçiziv të veteranit Xhyra, mundi skuadrën e Luzi 2008 të Kavajes.

Vendi i lënë bosh nga Kamza, iu dha një tjetër mundësi ekipeve që humbën ndaj Elbasanit dhe Veleçikut.

Ndërkaq, Isai për Shkumbinin, humbi në mënyrë amatoreske një penallti në favor të skuadrës së tradites në fundlojë, duke e kaluar topin shumë metra mbi tra. Gjithsesi, Shkumbini fiton biletën e fundit për të garuar edicionin e ardhshëm në Kategori të Parë.

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!