Përfundon kampionati, java e verdikteve…


Mbyllet kampionati i 80-të kombëtar. Kategoria Superiore luajti javën e fundit: Partizani kampion, Kastrioti në Kategori të Parë.

Kampionati i 80-të kombëtar i futbollit, uli siparin sot në këtë ditë të enjte të 30 majit. Verdikte të zbardhura me ndeshjet që arkivohen së bashku me gjithçka dha ky kampionat me dhjetë skuadra. Partizani kampion, Kamza e përjashtuar prej javësh dhe e dëbuar në Kategori të Dytë, ndërsa Kastrioti që rrëzohet në Kategori të Parë. Europa për t’u zgjidhur nga faktori ndërkombëtar. Sigurisht për fajin tonë, të klubeve të ligjshme e të “paligjëshme”. Për më tepër që dhe finalja e së dielës në Kupë, mes Kukësit dhe Tiranës, me enigmen që fshihet në formulën e fillimsezonit.

 Sot, katër takimet e javës së fundit, patën veçorinë e madhe teksa në dy sfida, ajo mes Tiranës dhe Flamurtarit, si dhe e Kamzës teksa Kukësi priste Kastriotin, dukeshin se ishin çiftet prej të cilave do të mësohej, se cila nga ekipet do të largohej nga Superiorja. Natyrisht, në valle ishin Tirana dhe Kastrioti, me diferencë prej dy pikësh në favor të bardhebluve.

Teuta-Laçi 2-0 (Kallaku 90′, Kamara 90+2)

 Në Durrës, Teuta në kërkim të biletës europiane, priti Laçin e oshilacioneve të  këtyre javëve përmbyllëse. Ishi-Kallaku, në minutën e 90-të me penallti  dhe Kamara në të 90+2, i dhanë “dritë” suksesit të durrsakëve, ndërsa siguruan përfundimisht vendin e tretë në renditjen përfundimtare. Kurbinasit, mbyllin kampionatin në vendin e gjashtë, duke mos mbyllur me skuadrat që kryesojnë grupin “europian”.

Luftëtari-Partizani 1-1 (Hanti 9’/Çinari 90+3)

 Në Gjirokastër, Luftëtari ishte shumë pranë fitores me Partizanin “miks”. Kaloi i pari në avantazh, ndërkohë që në fund, kampionët e rinj gjejnë golin e barazimit, duke mbajtur lart moralin prej kampioni.

Kukësi-Kastrioti 3-1 (Rexhinaldo 80, 90+1, Shkurtaj 85′)

Kukësi e nisi keq duelin me krutanët e Devollit. Pësoi në fillim një gol nga Ymeraj, ndërkohë që në fraksionin e dytë, jo vetëm ktheu shifrat në favorin e tij, por i krijoji raste dhe mundësi Rexhinaldos të shënojë një dopietë personale e kataplultuar në krye të golashënuesve të Superiores së këtij edicioni.

Tirana-Flamurtari 3-0 (Doka 65′, 67′, Hasani 79‘)

Në “Selman Stërmasi”, aty ku takimi mes bardhebluve dhe kuqezinjëve nga Vlora, mbarte enigmen e shpëtimit ose jo të Tiranës, u zgjidh vetëm në pjesën e dytë, ndërsa vendasit e Memës, shënuan tri gola të shpejtë. Në fakt, takimi nisi me luftë të fortë sportive dhe me Flamurtarin kërkues, Tirana e pati të vështirë të depërtojë e të finalizojë. Edhe pse kryeqytetasve iu mjaftone  barazimi, në startin e së dytës, në skenë ngjitet një lojtar i linjës që merr përsipër të bëj goleadorin. Ishte Albi Doka, ai që i dha shkëlqim sulmit të Tiranës me golin e parë dhe kryeveprën në golin e dytë personal. Por tiranasit, me Edon Hasanin, i dërguan në tri golat, duke çliruar përfundimisht klubin më të titulluar në vend, për qëndrimin në elitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!