Gjoka: Vendi i dytë, një nga objektivat…

Ernest Gjoka, trajneri i verilindorëve e analizoi kështu fitoren ndaj Kastriotit në mikrofonin e Supersport, fitore nëpërmjet së cilës, Kukësi e mbylli sezonin në vendin e dytë në Superiore.

Objektivi? “Ky ishte një nga objektivat, ta mbyllnim në vendin e dytë. Me këtë fitore, e arritëm sot. Fitorja e sotme, na ndihmon se na mban në ritëm për finale. Sot, nuk ishte ajo që kërkuam, këto të fundit janë ndeshje të lodhshme dhe me stres, por e mbyllëm dhe kemi dy ditë kohë të mendojmë për finalen”.

“Këpuca e Artë” dhe Kupa? “Uroj ta fitojmë edhe trofeun tjetër, shpresoj që trofeu i Reginaldos tërheq edhe të tjerët mbrapa”.

A ishte rrezik sot? “Po, ishte me risk, por donim të mbanim vendin e dytë dhe na detyroi të bëjmë një sforco. Patëm edhe mungesa. Patëm edhe më shumë të huaj në dispozicion, se sa shqiptarë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!