Të rinjtë e Dedes, dy miqësore në Kosovë

Shqipëria U19, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore me 19-vjeçarët e Kosovës. Këto dy miqësore janë përcaktuar të luhen më 3 qershor, në Drenas, në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, duke filluar nga ora 16:00 dhe më 5 qershor, në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Kuqezinjtë e trajnerit Dede do të grumbullohet më 30 maj në qytetin e Durrësit, ku do të zhvillojnë dhe seancat stërvitore për këto dy ndeshje miqësore.

Në urdhërat e trajnerit do të jenë plot 22 lojtarë, të cilët do të vëzhgohen me shumë kujdes, me qëllimin për të përzgjedhur elementët e nevojshëm për grupin që do të zhvillojë kualifikueset e muajit nëntor, kundër Belgjikës, Islandës dhe Greqisë.

Lista e lojtarëve të grumbulluar:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!