Bushi fton për herë të dytë Xhixhën

Gjimshti jashtë, por dhe një tjetër kuqezi, për probleme shëndetësore larg kombëtares. Pubalgjia bëhet shkas që Xhakomo Vrioni të kthehet në Itali për t’u kuruar te muskujt e barkut. Vrioni, mes kombëtares A dhe U21, kthehet në problem dhe menjeherë kanë nisur lëvizjet e Bushit.

Në prag të sfidës me turqit deri në 21 vjeç, por dhe të dy miqësoreve me Uellsin, kreu i përfaqësueses tonë U21, rikthen sytë për herë të dytë nga klubi i Laçit dhe te i njënjti futbollist. Është Xhixha.

Kësisoji, vëndin e Xhakomo Vrionit e merr Redon Xhixha. Një nga më të dalluarit te bardhezinjtë, e ka për herë të dytë ftesën e Alban Bushit.

Sulmuesi 20-vjeçar që në grumbullimin e parë mbeti në shtëpi për mungesë dokumentacioni në udhëtimin drejt Andorrës, tashmë ka mundësinë e dytë në kombëtaren e moshave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!